Në Kosovë lansohet kampanja humanitare për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Unioni i të Diplomuarve të Turqisë, dega në Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë filluar kampanjën për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi, shkruan Gazeta e re

Në njoftim thuhet se si të diplomuarit e Turqisë, tani është koha që të tregojmë shpirtin solidar me popullin turk, ashtu siç ata me vite u treguan dhe vazhdojnë të tregohen me ne.

Njoftimi i plotë

Dhimbje dhe mërzi e madhe pas tërmetit të tmerrshëm që sot ndodhi në disa qytete të Republikës së Turqisë. Si të diplomuar në Turqi, tani është koha që të tregojmë shpirtin solidar me popullin turk, ashtu siç ata me vite u treguan dhe vazhdojnë të tregohen me ne. Prandaj, sot po e fillojmë kampanjën humanitare për të prekurit ga ky tërmet.
Mëposhtë është gjirollogaria e UDT TÜMEB, në të cilën mund të depononi të holla për këtë kampanjë.
Luteni që gjatë deponimit të cekni edhe qëllimin e deponimit, duke shënuar “Kampanja Humanitare për Turqinë.
SWİFT CODE: TCZBXKPR
İBAN:XK052200-1301-000506.91
HESAP NUMARASI: 2200-1301-000506.91
Kategoritë
LajmeVendi