Këngëtarja, Edona Llalloshi ishte befasia e këtyre zgjedhjeve.
Ajo ka garuar si kandidate nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 19 dhe është ndër kandidatët më të votuar të VV-së, tanimë kur ka përfunduar numërimi i votave të rregullta të kandidatëve për deputetë.
Ajo ua ka kaluar me vota edhe disa ministreve që ishin pjesë e Qeverisë Kurti 2, shkruan Reporteri.
Por sa vota mori Llalloshi deri më tani nga mërgata?
Sipas të dhënave të dhënave të deritashme të KQZ-së në votimin në përfaqësitë diplomatike deri më tani janë numëruar 49.19% e kutive. Nga këto numërime Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%.
E kandidatja për deputet nga VV, Edona Llalloshi nga mërgata, deri më tani ka marrë 499 vota.