Në Lipjan një grua ngacmoi një burrë, policia vihet në veprim

Një burrë nga Lipjani ka raportuar në Polici se është ngacmuar dhe shqetësuar në vazhdimësi nga një grua, shkruan Gazeta Metro.

Në qytetin e Lipjanit një e dyshuar ka ngacmuar dhe shqetësuar një burrë, ku më pas po i njëjti ka njoftuar Policinë e Kosovës për rastin.

“Lipjan 12.12.2022 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është duke u ngacmuar dhe shqetësuar në vazhdimësi nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.”

Kategoritë
LajmeVendi