Në Meksikë me pasaportë të Kosovës, çfarë i ndodhi avokatit Koci?

Avokati kosovar, Arianit Koci ka treguar se është ndaluar në aeroportin e Meksikës për shkak të pasaportave të Kosovës.

Koci përmes një shkrimi në Facebook tha se kur ai dhe gruaja e tij u ndaluan, një zyrtare meksikane u tha se do të dëbohen për shkak që Meksika nuk ka marrëdhënie zyrtare me Kosovën.

“Për rreth katër orë në aeroportin e Meksikës, e provuam ndalimin policor për shkak të pasaportave të Kosovës. Me plasë! Policia kufitare e Meksikës, nuk mund ta gjente Kosovën në listën e shteteve, në sistemin e tyre. Prandaj, na ndaluan, na konfiskuan telefonat dhe filloi procedura e intervistimit të dytë, siç e quanin atje, me qëllim të krijimit të bazës ligjore për ekstradimin tanë nga Meksika”, tha Koci.

Tutje ai tregoi se Policia në aeroportin e Meksiko Sitit u thanë se është hera e parë që po e shohin pasaportën kosovare.

Kategoritë
LajmeVendi