Në ndeshjen humanitare mes Qarabagut dhe Galatasarayt janë mbledhur 587 mijë euro për viktimat e tërmetit

Qarabag tha në një deklaratë se ndeshjen e cila u luajt më 26 mars u ndoq nga 62 mijë tifozë në stadiumin Olimpik në Baku.

Klubi i futbollit Qarabag nga Azerbajxhani konfirmoi se rreth 587,000 euro janë mbledhur nga të ardhurat e biletave në ndeshjen bamirëse kundër Galatasaray, dhe të gjitha të ardhurat janë të destinuara për viktimat e tërmetit.

Qarabag tha në një deklaratë se ndeshjen e cila u luajt më 26 mars u ndoq nga 62 mijë tifozë në stadiumin Olimpik në Baku.

Edhe pse rezultati ishte dytësor, Galatasaray fitoi me 2:1.

Më shumë se 50,000 njerëz vdiqën në tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që goditën 11 provinca turke më 6 shkurt – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Kategoritë
Sport