Në një operacion të MIT-it në Mosul neutralizohet një nga udhëheqësit e PKK/HPG-së

Në këtë operacion u neutralizua terroristi Mehmet Erdogan, udhëheqës në terren i terroristëve të PKK/HPG-së në zonën Mahmur-Kirkuk-Sulejmanie.

Agjencia e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (MIT) në Mosul të Irakut verior neutralizoi terroristin Mehmet Erdogan, me emrin e koduar “Ahmet Rubar”, i cili njihej si lider i organizatës terroriste PKK/HPG për zonën Mahmur-Kirkuk-Sulejmanie, raporton Anadolu Agency (AA) .

Bëhet fjale për terroristin që ishte në listën e terroristëve të kërkuar në Turqi, sepse ka urdhëruar dhe ka qenë i përfshirë në sulme të shumta terroriste në vitet 1990, në të cilat u vranë civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ai akuzohet për tentativë për rrëzimin e rendit kushtetues dhe rrezikim të unitetit dhe integritetit të shtetit.

MIT-i turk konstaton se terroristi Mehmet Erdogan ka qenë udhëheqës i organizatës terroriste PKK/HPG në zonën Mahmur-Kirkuk-Sulejmanie që nga viti 2021 dhe se jetonte në kampin në Mahmur me dokumente të falsifikuara në emër të Haci Mirza Ali.

Pas këtyre informacioneve, më 21 maj MIT-i kreu një operacion ku u neutralizua terroristi Mehmet Erdogan.

Ai planifikoi, drejtoi dhe mori pjesë në sulme të shumta terroriste të armatosura dhe me bomba kundër Turqisë. Ai ishte kreu i të ashtuquajturit Këshilli Komandues i HPG-së, i cili vepron nën çatinë e organizatës terroriste PKK.

Për vite të tëra, ai operoi brenda strukturave terroriste të PKK-së në rajonet veriore të Irakut, Hakurk dhe Avasin, nga ku planifikoi dhe kreu edhe sulme terroriste kundër Turqisë. Ai gjithashtu urdhëroi dhe kreu një numër sulmesh terroriste ndërsa vepronte brenda strukturave terroriste të PKK-së në Ararat dhe rajone të tjera në lindjen e largët të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme