Futbollistët e Anglisë nesër në stadiumin “Wembley” do të luajnë një ndeshje miqësore kundër Belgjikës, e cila sigurisht që do të tërheqë shumë vëmendje.
Gjegjësisht, në pjesën e dytë, futbollistët e kombëtares angleze do të luajnë pa mbiemra në fanellat e tyre dhe arsyeja është se duan të sensibilizojnë simptomat e sëmundjes Alzheimer.
Emrat do të “zhduken” nga bluzat e lojtarëve kur ata të kthehen në fushë pas pjesës së parë për të treguar se si njerëzit me demencë mund të humbasin kujtimet e çmuara, ka njoftuar Federata e Futbollit të Anglisë (FA).
“Ne shpresojmë që jo vetëm të inkurajojmë tifozët të dhurojnë për hulumtimin tonë të diagnostikimit të hershëm, por gjithashtu të mbështesim të dashurit e tyre po aq sa ata mbështesin ekipin e tyre kombëtar,” tha Kate Lee, CEO e Shoqërisë së Alzheimerit.
Anglia dhe Belgjika takohen nesër në stadiumin Wembley me fillim nga ora 20:45.