Në Prizren u marshua kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Në kuadër të 16 Ditëve Ndërkombëtare të Aktivizmit, klubi i biçiklistëve Pro Bike Prizren në bashkëpunim me UN Women Kosovo mbajti aktivitetin vetëdijësues marsh me biçikleta kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

Në këtë event morën pjesë mbi 40 çiklistë nga Prizreni te cilët pedalluan unazën e qytetit të Prizrenit dhe me pas lëshuan balona me ngjyre protokoll si shenje solidarizimi me këtë kampanje.

Kryetari i grupit të biçiklistëve Pro Bike Prizren, Mustafa Mani tha se “Ka ardhur koha ta ndalojmë këtë. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet të dënohet, si dhe të luftohet dhe parandalohet me çdo kusht. Kështu që, unë u bëj thirrje të gjithëve që të angazhohen plotësisht dhe të marrin përgjegjësinë për arritjen e kësaj.

 

Të gjithë duhet të angazhohemi që të kemi zero tolerancë për dhunën”. Ndryshe 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është fushatë ndërkombëtare vjetore që fillon më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

 

 

Kategoritë
LajmeSportVendi