Në orët e ardhshme në Serbi është lëshuar një paralajmërim për një stuhi të madhe me reshje shiu dhe bubullima në rrethin Pçinj dhe Jabllaniçk, veçanërisht në zonën ndërmjet Leskovcit dhe Vranjës.
Kjo stuhi do të lëvizë në drejtim të perëndimit, ose në këtë rast drejt Kosovës.
Siç thuhet në njoftim, të martën dhe të mërkurën do të jetë një mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë, por jostabil: të martën me reshje shiu dhe reshje lokale shiu me shtrëngata kryesisht në perëndim dhe jugperëndim dhe të mërkurën do të shkojë në disa rajone të tjera. /Lajmi.net/