Në Shkup fillon “Statuafest”, festivali i statujave të gjalla

Ky është edicioni i gjashtë i “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës” dhe tema e festivalit të sivjetmë është “Tango në rrugë”

Në qendër të qytetit të Shkupit sot filloi “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës”, një festival që shfaq artin e rrugës përmes statujave të gjalla.

Ky është edicioni i gjashtë i “Statuafest – Fytyra tjetër e rrugës” dhe tema e festivalit të sivjetmë është “Tango në rrugë”.

Festivali organizohet nga “TEATROSK”, një produksion teatror që shfaq teatër në rrugë, promovime në rrugë dhe ngjarje të natyrës së ngjashme, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.

Edicioni i këtij viti do të zgjasë deri më 25 qershor.

Kategoritë
Kulturë