Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan gjenden dokumente të klasifikuara

Në shtëpinë e ish-nënpresidentit amerikan, Mike Pence, janë gjetur dokumente të klasifikuara.

Dokumentet, që janë zbuluar nga një avokat, javën e kaluar, në shtëpinë e Pencit në Indiana, i janë dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Përfaqësuesit e Pence u kanë dërguar letër Arkivave Kombëtare, duke i njoftuar për dokumentet.

FBI më pas ka shkuar në shtëpinë e ish-nënpresidentit për t’i mbledhur ato.

Së fundi është raportuar se dokumente të klasifikaura janë gjetur edhe në shtëpinë e presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur më parë edhe në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Trump përballet me hetime penale nën dyshimet për keqpërdorim të dokumenteve.

Kategoritë
BotaLajme