Në Stokholm, në ditëlindjen e Hitlerit, u shfaqën flamuj nazistë

Tre flamuj nazistë me kryqe të thyer janë vendosur në hyrje të autostradës në lagjen Essingeleden të Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë, më 20 prill, në ditëlindjen e Adolf Hitlerit.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Mats Eriksson, tha se kanë nisur një hetim për vepër penale të urrejtjes.

Eriksson theksoi se nuk është e përshtatshme që gjëra të tilla të ndodhin në Suedi. Ai vuri në dukje se në hyrjet e autostradës shpesh shfaqen pankarta me mesazhe politike.

“Veçanërisht aktivistët shpërndajnë mesazhe politike, sepse këtu trafiku është i dendur. Nuk është e hijshme të shpërndahen mesazhe të tilla,” tha Eriksson.

Ai shtoi se flamuri nazist ndoshta është vendosur për nder të ditëlindjes së diktatorit nazist Adolf Hitler, i cili ka lindur më 20 prill.

Kategoritë
BotaLajme