Në Turqi do të mbahen 3 kampionate të rëndësishme ndërkombëtare në sportet e motoçiklizmit

Gjatë vitit në Türkiye do të mbahen Kampionati Botëror Snowmobiles, Kampionati Evropian Motocross për të rinj dhe Kampionati Botëror Motocross.

Türkiye do të presë tri kampionate të rëndësishme ndërkombëtare në sportet e motoçiklizmit , transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Federatës Turke të Motoçiklizmit, Kampionati Botëror Snowmobiles do të mbahet në Kayseri në datat 10-12 mars.

Kampionati Evropian Motocross për të rinj do të mbahet në Afyonkarahisar në datat 19-21 maj.

Po ashtu, një nga organizimet më të rëndësishme në motoçiklizëm, Kampionati Botëror Motocross, do të mbahet në Afyonkarahisar më 1-3 shtator.

Kategoritë
Sport