“Në Turqi ne i themi kafe turke, ndërsa ju…”- Zbardhet biseda ndryshe mes Dendias dhe Çavusoglu në Ohër (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlüt Çavusoglu shkëmbyen shtrëngime duarsh në Ohër në margjinat e Forumit të Dialogut të Prespës 2022. Njëri po ngjitej në podium dhe tjetri po zbriste. Ndërsa dialogu i tyre ishte me tepër i një tavoline kafe, sesa i dy diplomatëve.

Dendias: Mevlut!

Çavusoglu: Niko! Si jeni?

Dendias: Çfarë po pi?

Çavusoglu: Kafe, ekspres… Ishte një ditë e mrekullueshme.

Dendias: Erdhe direkt…

Çavusoglu: Jo kafe turke. Në Turqi ne themi kafe turke, ju thoni kafe greke, por është e njëjta kafe.

Kategoritë
BotaLajme