Në vend të gruas në shtrat u shfaq me trofeun që kishte ëndërruar 15 vite

Kombëtarja e Argjentinës, e cila fitoi kampionatin pas 36 vitesh duke mundur Francën në finalen e Botërorit 2022  u rikthye mëngjesin e sotëm në vendin e saj.

Lionel Messi dhe trajneri Scaloni zbritën të parët nga avioni me trofeun në dorë.

Më pas lojtarët dhe ekipi teknik u larguan nga aeroporti duke marrë autobusin e hapur që i priste.

Autobusi që transportonte Kombëtaren e Argjentinës u përpoq të bënte rrugën e tij përmes mijëra tifozëve të futbollit që mbushën rrugët e Buenos Aires për festimet.

Pas festës entuziaste, lojtarët u tërhoqën në dhomat e tyre për të pushuar.

Lionel Messi, ka fjetur me trofeun që kishte ëndërruar prej 15 vitesh. Lumturia e fitimit të trofeut të vetëm që i mungonte në karrierë u pasqyrua edhe në kornizat e fotografive.

Kategoritë
LajmeSport