Dixville Notch, një vendbanim i vogël në shtetin New Hampshire, ka vetëm gjashtë votues të regjistruar, ku zv.presidentja Harris dhe ish-presidenti Trump morën nga tre vota
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump fituan numër të barabartë votash në vendvotimin e parë, i cili shënon fillimin zyrtar të ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmeton Anadolu.
Dixville Notch, një vendbanim i vogël në shtetin New Hampshire, ka vetëm gjashtë votues të regjistruar. Sipas ABC News, zv.presidentja Harris dhe ish-presidenti Trump morën nga tre vota.
“Grupi i mesnatës”, siç njihet ndryshe votimi në këtë vendvotim, pasqyron atë që kanë parashikuar analistët edhe për mbarë garën presidenciale, e cila pritet të jetë shumë e ngushtë.
Votuesit në Dixville Notch kanë mbështetur kandidatin demokrat në dy zgjedhjet e fundit presidenciale.
Në vitin 2020, ata votuan njëzëri për Joe Biden, duke i dhënë atij të pesë votat e hedhura atë vit.
Në vitin 2016, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton fitoi katër nga shtatë vota, ndërsa Trump mori dy dhe kandidati Gary Johnson një. Trump fitoi në garë atë vit dhe shërbeu një mandat, përpara se të mposhtej nga Biden dhe Harris.