Në xhaminë Ajasofja mbahet program për dëshmorët e 15 Korrikut

Në programin e zhvilluar përpara namazit të xhumasë nga prefektura e Istanbulit nën koordinimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës u bënë lutjet (duatë) e hatmeve (të Kuranit) të lexuara për dëshmorët

Në Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) në Istanbul u mbajt programi i mevludit për dëshmorët që kanë humbur jetën në tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e zhvilluar përpara namazit të xhumasë nga prefektura e Istanbulit nën koordinimin e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës u bënë lutjet (duatë) e hatmeve (të Kuranit) të lexuara për dëshmorët.

Në fund të programit u kënduan pjesë të ndryshme nga mevludi dhe qytetarëve iu shpërndanë llokume dhe ujë nga Bashkia Fatih.

Në program morën pjesë, guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, komandanti i ushtrisë së 1-rë, gjeneral lejtant, Kemal Yeni, komandanti i xhandarmërisë së qytetit, gjeneral major, Yusuf Kenan Topcu, drejtori i policisë së Istanbulit, Zafer Aktaş, komandanti i Rojës bregdetare për rajonin Marmara dhe Ngushticat, gjeneral brigade, Tayfun Paşaoğlu, zv/guvernatori Mehmet Fatih Çiçekli, disa familje dëshmorësh, veteranë dhe qytetarë.

Kategoritë
BotaLajme