Në Xhaminë Qendrore të Londrës ceremoni përkujtimore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Në ceremoninë përkujtimore, përveç muslimanëve që jetojnë në Britani të Madhe, morën pjesë edhe njerëz nga fe të ndryshme.

Në Xhaminë Qendrore të Londrës është mbajtur një ceremoni përkujtimore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Në ceremoninë përkujtimore, përveç muslimanëve që jetojnë në Britani të Madhe, morën pjesë edhe njerëz nga fe të ndryshme.

Ceremonia u udhëheq nga prezantuesja, Sarah Joseph, e cila ishte kryetare e Bordit Drejtues të revistës “Emel” që botohej në Britani dhe ishte bërë muslimane në moshën 16-vjeçare.

Në fjalimin e saj, Joseph tha se mbretëresha Elizabeth nuk është thjesht një monarke, por një shpirt që kthehet te krijuesi i saj.

Duke thënë se Mbretëresha është “kryetarja më jetëgjatë e shtetit në botë” me udhëheqjen e saj prej më shumë se 70 vitesh në fron, Joseph tha: “Sot në botë prej 10 njerëzve 9 prej tyre e njohin vetëm Mbretëreshën si monark britanik”.

“Menaxhimi i një ndryshimi të tillë mund të jetë i vështirë dhe i turbullt”, tha Joseph duke theksuar se vdekja e Mbretëreshës i dha fund një epoke.

Vizitorët që morën pjesë në ceremoni gjithashtu shkruanin ndjenjat dhe mendimet e tyre për Mbretëreshën Elizabeth në ditarin e xhamisë.

– Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë vdiq më 8 shtator, në kështjellën Balmoral në rajonin Aberdeenshire të Skocisë, ku ajo kaloi pushimet e saj verore.

Funerali i Mbretëreshës do të mbahet në kishën Westminster Abbey në Londër të hënën, më 19 shtator.

Pas ceremonisë trupi i mbretëreshës do të varroset në një nga rezidencat e përhershme të familjes mbretërore britanike pranë Kapelës së George në kështjellën Windsor.

Kategoritë
BotaLajme