Në xhaminë ”Sejdi Beg” në Prizren pas ligjëratës javore arritën të mbledhin mbi 2 mijë euro dhe stoli nga ari për ndihmë në Turqi

Mbrëmë në xhaminë ”Sejdi Beg”, i cili është ndër xhamitë më të vjetra në qytetin e Prizrenit është mbajtur ligjërata e rregulltë javore nga Hfz Cansu Drandoy, ku pas ligjëratës është kërkuar ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Njerëzit humanitar që ishin të pranishëm në këtë ligjëratë brenda pakë ore arritën të mbledhin një shumë prej 2.221.75 €

Disa gra dhe vajza humanitarë i hoqën vathët dhe unazat e tyre nga ari dhe dhuruan si ndihmë për të prekurit nga tërmeti

1 palë vathë nga ari, 1 unazë nga ari, 1 lirë nga ari, 100 lira turke dhe 2.221.75 Euro ishte vlera e totale e ndihmës së grumbullar nga personat që ishin në këtë xhami.

 

Kategoritë
LajmeVendi