Në xhamitë e Kosovës mblidhen mjete financiare për të prekurit nga vërshimet në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë

Besimtarët muslimanë iu përgjigjen thirrjes duke kontribuuar dhe dhënë mjete financiare jashtë xhamive pas kryerjes së namazit të xhumasë.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka marrë iniciativë që në të gjitha xhamitë e Kosovës besimtarët të mund të kontribuojnë me mjete financiare në ndihmë të qytetarëve të prekur nga vërshimet në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë, raporton Anadolu.

Në hutben e xhumasë, një thirrje e njëjtë nga imami u bë edhe nga Xhamia e Madhe – Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut, në Prishtinë.

Besimtarët muslimanë iu përgjigjen thirrjes duke kontribuuar dhe dhënë mjete financiare jashtë xhamisë pas kryerjes së namazit të xhumasë.

Gjatë javës së kaluar përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut goditën Bosnje e Hercegovinën në zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në Republikën e Shqipërisë, nga vërshimet u prek pjesa jugore e vendit, kryesisht rrethi i Vlorës, ku dhjetëra familje u evakuuan derisa në qytet pati probleme edhe të furnizimit me energji elektrike.

Kategoritë
LajmeVendi