Në Zagreb u shfaqën mesazhe morbide që bënin thirrje për vrasjen e muslimanëve: Fshijini nga faqja e dheut

Sot anembanë Zagrebit u shfaqën mbishkrime, për ta thënë më butë, rrëqethëse, duke bërë thirrje për likuidimin e myslimanëve dhe “fshirjen” e tyre nga faqja e dheut.

Në rrugën Braçunova në Zagreb këtë mëngjes, në kontejnerë u shfaqën tabela që fyente Islamin dhe bënin thirrje për vrasjen e muslimanëve. Në disa vende janë shkruar edhe katër shkronja cirilike S dhe një kryq ndërmjet tyre.

Autori i panjohur e quajti Islamin të ndyrë dhe frikacak dhe në një nga mesazhet shkruhet “Bali duhet të fshihet nga faqja e dheut”.

“Të gjithë Balistët duhet të masakrohen dhe të dëbohen nga zona e shenjtë e krishterë, domethënë nga Evropa, Amerika dhe Australia”, thuhet në një nga mbishkrimet.

Siç shkruan Index.hr, ata kanë njoftuar policinë e Zagrebit për këto mbishkrime dhe aktualisht janë në pritje të përgjigjes.

 

Kategoritë
LajmeRajoni