Negociatat e çuditshme mes Iranit dhe SHBA-së për armët bërthamore – palët vendosen në dhoma të ndara

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit kanë filluar në Oman, me shtetin e Gjirit që vepron si ndërmjetës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Bagei, raportoi në rrjete sociale se anëtarët e delegacioneve nga të dy vendet kishin filluar negociatat në kryeqytetin, Muscat.

Zyrtarët e Omanit kanë bërë të ditur se ata mbahen në dhoma të ndara.

“Bisedimet indirekte po mbahen në dhoma të veçanta, me mesazhe të transmetuara për të dy palët nga zyrtarët e Omanit.”

Dialogu shënon një përpjekje të re për të ringjallur përpjekjet e ngecura diplomatike mes tensioneve të vazhdueshme mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi përfaqëson palën iraniane, ndërsa administrata Trump përfaqësohet nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff.

“Kohëzgjatja e negociatave, të cilat do të jenë vetëm për çështjen bërthamore, do të varet nga serioziteti dhe vullneti i mirë i palës amerikane”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Raportohet se Irani ka përjashtuar mundësinë e negocimit të aftësive të tij mbrojtëse, siç është programi i tij raketor.

Gjithashtu, ai ka pohuar gjithmonë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, por vendet perëndimore besojnë se Irani dëshiron të zhvillojë një bombë atomike.

Ata thonë se pasurimi i uraniumit nga Irani, karburanti bërthamor, i ka tejkaluar nivelet e nevojshme për një program civil dhe se Irani ka prodhuar një rezervë afër asaj të nevojshme për koka luftarake.

Ndryshe, Trump, i cili ka rikthyer një politikë të “presionit maksimal” ndaj Teheranit që nga shkurti, hodhi poshtë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore gjatë mandatit të tij të parë në 2018 dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj vendit.

Programi bërthamor i Iranit ka bërë përparim të madh që atëherë, duke përfshirë pasurimin e uraniumit në 60%, duke e sjellë atë më afër niveleve të nevojshme për një bombë
Kategoritë
BotaLajme