Nën hijen e sulmit në Gaza, mbi 2.000 kolonë fanatikë hebrenj bastisën xhaminë Al-Aksa

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata Vakëfeve Islame të Kudsit, në mëngjes dhe në drekë 2.201 kolonë fanatikë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa.

Teksa sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nën bllokadë vazhdojnë në ditën e tretë, raportohet se 2.201 kolonë fanatikë hebrenj, përfshirë deputetin izraelit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir kanë bastisur Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata Vakëfeve Islame të Kudsit, në mëngjes dhe në drekë 2.201 kolonë fanatikë hebrenj të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa me arsyetimin e Tisha B’Av, festës fetare të hebrenjve.

Në pamjet e postuara në median sociale, vërehet se disa kolonë hebrenj kryejnë ritualet e tyre fetare duke u shtrirë në tokë brenda Al-Aksës.

Deputeti izraelit Itamar Ben-Gvir ishte ndër emrat që kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa në orët e mëngjesit. Ben-Gvir në një deklaratë pas bastisjes deklaroi: “Sot më 9 gusht kam ardhur në Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aksa), vendin më të shenjtë për hebrenjtë, për të ecur këtu bashkë me djalin tim David dhe për t‘i rikujtuar atij se sovraniteti këtu është i yni”. Më tej Ben-Gvir shtoi se “As raketat, as kërcënimet nuk do të mund t’i ndalojnë ata”.

– Akte provokative në dyert e Al-Aksës

Policia izraelite, përpara bastisjes së kolonëve fanatikë hebrenj mori masa intensive të sigurisë në zonën e Qytetit të Vjetër në të cilën ndodhet Al-Aksa. Ajo shtyri dhe goditi disa palestinezë që ndodheshin në rrethimin e Al-Aksës dhe zonën përreth saj si dhe arrestoi brenda Al-Aksës të paktën tre palestinezë, përfshirë dy gazetarë palestinezë.

Disa grupe të kolonëve hebrenj protestuan me flamuj të Izraelit në duar nën shoqërimin e sloganeve raciste përreth Xhamisë Al-Aksa. Mes kolonëve dhe palestinezëve herë pas here u përjetuan konflikte verbale.

Përveç ditëve të premte, të shtunave kolonët fanatikë hebrenj nën mbikëqyrjen e policisë izraelite kryejnë bastisje në Xhaminë Al-Aksa. Teksa sulmet e Izraelit vazhdojnë në ditën e tretë në Gaza, ka tërhequr vëmendjen se numri i kolonëve që bastisën Al-Aksën me thirrjen e bërë nga grupet e kolonëve fanatike ka qenë shumë i lartë.

Ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj që ka filluar më 5 gusht kundër Rripit të Gazës nën bllokadë me arsyen se do të vendosë në objektiv pikat që i përkasin Xhihadit Islamik.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë është ndarë informacioni se është rritur në 32 numri i personave që kanë humbur jetën ndërsa në 275 numri i të plagosurve në sulmet e Izraelit që vazhdojnë në ditën e tretë në Rripin e Gazës.

– Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë. Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

– Sipas “status quo”-s, hebrenjtë nuk mund të bëjnë adhurime në Al-Aksa

Sipas “status quo”-s, nuk duhet të lejohet që kolonët fanatikë hebrenj të bëjnë adhurime në Al-Aksa.

Por, hebrenjtë fanatikë shpeshherë nën mbrojtjen e policisë izraelite kryejnë bastisje në Al-Aksa.

Kategoritë
BotaLajme