”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë nga Dritan Abazoviq, t’u kërkojë falje nga të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Vazhdojnë reagimet për fjalimin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në përkujtimoren me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Shoqata që mbledh anëtarët e familjeve të të vrarëve dhe të zhdukurve në gjenocidin e vitit 1995, ”Nënat e Srebrenicës”, i bëri thirrje kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, t’u kërkojë falje atyre dhe të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Kryeministri Dritan Abazoviq duhet të na kërkojë falje neve dhe të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Fëmijët tanë u vranë vetëm pse ishin boshnjakë, u vranë nga një ushtri e organizuar. Në Potoçari nuk ka vend për relativizimin e krimit.” thanë nënat e Srebrenicës.

Deklarata e Abazoviqit se gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve shkaktoi reagime të shumta. Fjalimi i Abazovicit u kritikua edhe nga zëvendësi i tij në qeverinë e Malit të Zi Rashko Konjeviq, Qendra Memoriale e Srebrenicës, drejtori i Qendrës Memoriale Emir Suljagić.

Kategoritë
LajmeRajoni