Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit Ekonomik dhe FSHMN-së

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna dhe Universiteti i Prishtinës kanë nënshkruar kontratën për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Matematikore- Natyrore.

“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik”, ka shkruar Rama.

Kategoritë
LajmeVendi