Nënshkruhet marrëveshje BeH-Turqi mbi shkëmbimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e të dhënave sekrete

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ai i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Selmo Cikotiq, nënshkruan sot në Sarajevë Marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e të dhënave sekrete që ka të bëjë me marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë, kurse në nënshkrim morën pjesë kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, dhe anëtarët e Presidencës Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.

Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit Türkiye-BeH.

Kategoritë
LajmeRajoni