Nëntë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Nëntë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar rastin

Sipas tij, në aksidentin e ndodhur janë përfshirë dy makina

“Rreth orës 16:45, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë”

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq nëntë persona janë lënduar, të cilëve u është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Kategoritë
LajmeVendi