Nervozizmi në kulm, Ronaldo “shpërthen” ndaj ekipit të tij

Cristiano Ronaldo duket se kohëve të fundit nuk po kalon momente aspak të mira me Al-Nassr.

Al-Nassr është duke pësuar humbje 0:1 ndaj Al-Wehda në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Pas përfundimit të pjesës së parë, Ronaldo u pa tejet i nervozuar.

Ylli portugez nga kamerat u kap duke bërtitur në drejtim të bankës së Al-Nassr, aty ku ishte edhe trajneri i skuadrës, kroati Dinko Jelicic.

Ende nuk dihet se cilat ishin fjalët e 37-vjeçarit, por sipas pamjeve, ai ishte tejet i frustruar.

Kategoritë
Sport