Nëse jeni 50 vjeç, farmacistët ju këshillojnë që të mos i përdorni më këto ilaçe

Është e rëndësishme të hani një shumëllojshmëri të lëndëve ushqyese për një plakje të shëndetshme, por disa suplemente nuk janë aq efektive sa ushqimi kur bëhet fjalë për marrjen e duhur të vitaminave dhe mineraleve, dhe disa mund të jenë të rrezikshme. Ushqimi mbi të gjitha, është motoja e dietologes Rachel Berman, e cila beson se ushqimet nga natyra janë gjithmonë më të pasura me minerale sesa suplemente.

Këtu janë 5 suplemente që nuk duhet t’i përdorni pas të 50-tave:

1.Acidi Folik

Një studim tregoi se acidi folik i tepërt mund të shkaktojë probleme që lidhen me vitaminën B12, d.m.th mungesën e saj në trup që mund të rezultojë në probleme si anemia dhe dëmtime neurologjike. “Ka shqetësime se disa njerëz mund të marrin shumë acid folik nga një shumëllojshmëri burimesh dhe ne donim të përcaktonim nëse kishte një arsye për këtë shqetësim. Rezultatet tregojnë se nivelet më të larta të acidit folik mund të çojnë në çekuilibrime metabolike që çojnë në mungesë të rëndë të vitaminës B12. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për konsumimin e suplementit, por ekziston nëse përdoret në sasi të tepërta”, thotë doktor Ralph Green, profesor i patologjisë.

2. Terapitë hormonale të rrezikshme

Terapitë hormonale si ajo e hormonit të rritjes (HGH) mund të jenë të rrezikshme, paralajmërojnë ekspertët. “Është çmenduri që disa njerëz mendojnë se mund të përshkruajnë këto hormone toksike dhe studimet tregojnë se rritja e niveleve të këtij hormoni çon në një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit”, paralajmëron doktor Thomas Perls, profesor i mjekësisë.

3. Suplemente që ndalojnë plakjen

Produkte të tilla nuk janë treguar të jenë efektive, paralajmërojnë ekspertët, dhe shumë prej tyre nuk janë të rregulluara nga agjencitë e ushqimit dhe drogës. “Shumë mjekë shpesh shesin produktet e tyre kundër plakjes me çmime të larta”, thotë Dr. Perls. “Ne nuk e dimë se çfarë mund të bëjmë, por ato mund të jenë të dëmshme,” thotë Dr. Winifred Rossi, drejtor i Institutit Kombëtar për Plakjen.

4. Vitamina E

Vitamina E gjendet shpesh në suplementet e shëndetit të trurit, por sasia e tepërt e saj mund të jetë e rrezikshme. “Dozat e larta të vitaminës E në suplement shoqërohen me një rrezik të shtuar të vdekjes”, thotë dietologia Maxine Smith, e cila sugjeron që ta merrni këtë vitaminë përmes ushqimit – arrave, perimeve me gjethe jeshile, transmeton Ordinacija.

5. Suplementet e shëndetit seksual

Duhet të shmangen produktet pa recetë, paralajmërojnë ekspertët. “Produktet që premtojnë një jetë seksuale më të suksesshme janë promovuar për një shekull dhe që në fillim të shitjeve ato reklamoheshin pa asnjë provë të performancës së mirë”, thotë Dr. W. Steven Pray. “Disa prodhues do të pretendojnë se kanë prova shkencore për produktin e tyre, dhe unë ju këshilloj që kur të shihni një etiketë të tillë – kini kujdes sepse këto pretendime shpesh janë të rreme.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi