Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe do të shkaktojë një konflikt global nëse nuk ndalet së shpejti, ka paralajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky.
Presidenti i Ukrainës po fliste për gazetën amerikane CBS përpara sulmit shkatërrues të Rusisë në Sumy, i cili vrau 34 persona.
Ai shtoi: “Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për (askënd)”.
Ndryshe, kujtojnë mediat e huaja, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, ka kërkuar të mbajë kanalet diplomatike të hapura me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.
Kur u pyet për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”. /Telegrafi/