Një ditë përpara se të mbante fjalimin e tij të parë në Kongres gjatë presidencës së dytë, Donald Trump ka nxitur spekulime me një postim në rrjete sociale.“Nesër do të jetë natë e madhe. Do t’i them gjërat ashtu siç janë”, shkroi Trump.
Por, ajo që ka ndezur debat është një postim që Trump e bëri më parë ku shkroi: “I vetmi president që nuk i dha asnjë nga tokat e Ukrainës Rusisë së Putinit është presidenti Donald Trump”.