Nesër fillojnë ndeshjet e javës së parë në kualifikimet e EURO 2024

Nga vendet e rajonit Kosova do të përballet me Izraelin jashtë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të presë Maltën

Java e parë e kualifikimeve të Kampionatit Evropian në Futboll 2024 të UEFA-s (EURO 2024) do të fillojë nesër me disa ndeshje, raporton Anadolu.

Kombëtaret që do të marrin pjesë në turneun që do të mbahet mes 14 qershor-14 korrik 2024 nën mikpritjen e Gjermanisë, do të përcaktohen pas ndeshjeve kualifikuese në grupe. Në javën e parë të fazës së grupeve do të luhen 23 ndeshje.

Mes tyre, nga vendet e rajonit Kosova do të përballet me Izraelin jashtë, ndërsa Maqedonia e Veriut do të presë Maltën.

Programi i ndeshjeve është si në vijim:

Nesër:

– Grupi C

20.45 Itali-Angli

20.45 Maqedonia e Veriut-Malta

– Grupi H

16.00 Kazakistan-Slloveni

20.45 Danimarkë-Finlandë

20.45 San Marino-Irlanda e Veriut

– Grupi J

20.45 Portugali-Lihtenshtajn

20.45 Sllovaki-Luksemburg

20.45 Bosnjë e Hercegovinë-Islandë

24 mars e premte:

– Grupi B

20.45 Francë-Holandë

20.45 Gjibraltar-Greqi

– Grupi E

20.45 Çeki-Poloni

20.45 Moldavi-Ishujt Faroe

– Grupi F

20.45 Suedi-Belgjikë

20.45 Austri-Azerbajxhan

– Grupi G

18.00 Bullgari-Mali i Zi

20.45 Serbi-Lituani

25 mars e shtunë:

– Grupi A Grubu

15.00 Skoci-Administrata e Qipros Jugore

20.45 Spanjë-Norvegji

– Grupi D

18.00 Armeni-Türkiye

20.45 Kroaci-Uells

– Grupi I

18.00 Bjellorusi-Zvicër

18.00 Izrael-Kosova

20.45 Andorra-Rumani

Kategoritë
LajmeSport