Nesër konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama drejt Brukselit! Zbardhet axhenda

Ditën e nesërme do të mbahet në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Panorama.al ka zbardhur axhendën e takimeve të kryeministrit Edi Rama i cili udhëton sot drejt Brukselit bashkë me disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Konferenca do të nisë në orën 10:00 dhe më pas pritet të ketë një deklaratë për gazetarët ë kryeministrit Edi Rama, shefi i politikës së Jashtme të BE Joeph Borrel, eurokomisioneri Oliver Varhelyi dhe kryeministrit çek Petr Fiala, i cili është edhe vendi që mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Më pas do të nisin negociatat teknike ku pritet të ulen në tryezë disa zv-ministra si dhe kryenegociatori Zef Mazi.

Delegacioni shqiptar do të fluturojë sot pasdite drejt Brukselit. Takimi vjen pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez dhe nënshkrimit të protokolleve me Sofjen një ditë më parë, duke i hapur rrugë çeljes së negociatave.

Kategoritë
LajmeRajoni