Nesër seanca e konstituimit të Kuvendit -këto janë katër pikat e rendit të ditës

Nëse në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër seancën konstituive të legjislaturës së nëntë me radhë, duke shënuar kështu hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Seanca konstituive do të nis në ora 10:00, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë parashihet të jenë katër pika të rendit të ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
  2. Betimi i deputetëve,
  3. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
  4. Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.

Pritet që në këtë seancë të bëhet përcaktimi i strukturave udhëheqëse të Kuvendit, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit e që në publik nuk ka ende asnjë emër se kush do të jetë.

Kuvendi ka ftuar të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë tejet të rëndësishme, e cila shënon edhe zyrtarisht punën e legjislaturës së re./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi