Nesër zhvillohet maratona “Prishtina 2022”, marrin pjesë mbi 500 garues

Nesër do të zhvillohet maratona “Prishtina 2022” në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë mbi 500 garues.

Ky aktivitet është organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, përcjell Klankosova.tv.

Garuesit që do të marrin pjesë në këtë maratonë do të nisen nga Teatri Kombëtar, duke filluar nga ora 09:00.

Më poshtë mund të shihni hartën me lokacionet nëpër të cilat do të kalojnë garuesit:

Kategoritë
LajmeSport