Netanyahu, i ka kërkuar djalit të tij të shtyjë ceremoninë e martesës për shkak të arsyeve të sigurisë

 Sipas Times of Israel, martesa e Avner Netanyahut është planifikuar për datën 26 nëntor në fermën Ronit, në rajonin Sharon, në veri të Tel Avivit.

Thuhet se Kryeministri i ka informuar bashkëpunëtorët e tij se mbajtja e martesës mund të përbëjë një rrezik për pjesëmarrësit.

Është theksuar se Netanyahu nuk ka dhënë përgjigje për shumë pyetje mediatike në lidhje me këtë kërkesë.

Kujtojmë se një dron i lëshuar nga Hezbollahu më herët këtë muaj goditi dritaren e dhomës së gjumit të rezidencës private të Netanyahut, duke shkaktuar dëme.

Kategoritë
BotaLajme