Netanyahu: Rënia e Assadit, rezultat i goditjeve që u kemi shkaktuar Iranit e Hezbollahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka quajtur rënien e Assadit si “ditë historike”, por ka paralajmëruar kundër “kërcënimeve të mundshme”.

Duke folur gjatë një vizite në lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraeli, Netanyahu ka thënë se rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri ishte një “ditë historike” në Lindjen e Mesme dhe rënia e një “lidhjeje qendrore në boshtin e së keqes të Iranit”.

“Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve që i kemi shkaktuar Iranit dhe Hezbollahut, mbështetësve kryesorë të Assadit. Kjo ka shkaktuar një reaksion zinxhir në të gjithë Lindjen e Mesme, duke fuqizuar ata që kërkojnë të çlirohen nga ky regjim shtypës”, ka thënë Netanyahu.

Kategoritë
BotaLajme