Portieri legjendar Manuel Neeur nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Bayern Munichu këtë verë. 38-vjeçari momentalisht është i ngarkuar me kombëtaren e Gjermanisë në përpjekje për të siguruar trofeun në tokën gjermane.
Neuer ka startuar në katër ndeshjet për Gjermaninë, të cilët ishin të pamposhtur ndaj Skocisë, Hungarisë, Zvicrës dhe Danimarkë duke pranuar vetëm dy gola gjatë këtyre ndeshjeve.
Ai ka startuar në 23 ndeshje për klubin bavarez në Bundesliga, aty ku Bayerni e përfundoi në pozitën e tretë pas Bayer Leverkusenit dhe Stuttgartit.
Tani që sezoni ka përfunduar dhe afati kalimtar veror është pranë nesh, veterani tani ka folur për të ardhmen e tij duke refuzuar që të përjashtojë mundësinë e largimit nga “Allianz Arena”..
“Nëse ndodh diçka, MLS do të ishte një opsion. Unë bisedova me Bastian Schweinsteiger, i cili ka luajtur aty, por duhet të mendoni me kujdes”.
“Gjithashtu sepse aty luajnë shumë në bari artificial, diçka që nuk është ideale për një portier”.
“Unë gjithmonë kam pasur oferta, por e dija që Bayerni është vendi më i mirë për mua për shkak të rrethit dhe ekipit. Ani pse ju kurrë nuk duhet të thoni kurrë: Unë nuk do të transferohesha në Arabinë Saudite ose në Katar”, ka thënë Neuer.Neuer do t’i bashkohej një liste të lojtarëve të mëdhenj që do të bënin kalimin në MLS në fazat e fundit të karrierës së tij.
Steven Gerrard, Lionel Messi, Frank Lampard, David Beckham dhe Zlatan Ibrahimovic gjithashtu u larguan nga Evropa në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Neuer mund t’i bashkohet atyre.