Neurologu zbuloi cilat simptoma mund të shfaqen disa ditë para një sulmi në tru

Një sulm në tru çdo gjashtë sekonda vret një person në botë dhe paraqet një çrregullim neurologjik të papritur, i shkaktuar nga çrregullimi i qarkullimit të gjakut në tru, për shkak të të cilit vjen deri te mungesa e furnizimit të pjesëve të caktuara të trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese shkakton dëmtimin dhe vdekjen e qelizave nervore, çka rezulton në dëmtimin e trurit dhe humbjen e funksioneve që kontrollohen nga ajo pjesë e trurit.

Rezultati shpesh varet nga sa shpejt pacienti merr kujdes mjekësor. Është e rëndësishme të dihet se ekzistojnë simptoma që mund të tregojnë afrimin e një sulmi në tru. Neurologu londinez Vladimir Martinov zbuloi shenjat që mund të shfaqen disa ditë ose madje dy javë para një sulmi në tru.

Sipas mjekut, duhet të jemi të kujdesshëm nëse një person papritmas fillon të ndiejë dobësi ose mpirje në një pjesë të trupit. Duhet të kontaktohet mjeku edhe nëse shfaqen vështirësi të përkohshme në të folur, përkeqësim i papritur i shikimit, humbje e shikimit ose dyfishim i pamjes, sulme të marramendjes, humbje e koordinimit dhe ndërgjegjes ose dhimbje të forta koke.

Faktori më i madh i rrezikut për një sulm në tru është tensioni i lartë i pakontrolluar i gjakut. Faktorë të tjerë të rrezikut janë kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit në gjak, fibrilacioni atrial, diabeti, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, ushqimi i keq, historia e sëmundjeve të zemrës në familje dhe historia e sulmit në tru në familje.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi