Neville propozoi një rregull që do të ndryshonte futbollin përgjithmonë, nëse aprovohet do të ishte revolucion

Futbollisti legjendar i Manchester United, tashmë analist i ngjarjeve të futbollit, Gary Neville, propozoi ndryshime që do të ndryshonin përgjithmonë fytyrën e këtij sporti. 

Eksperti i Sky Sports zbuloi se si do të ndryshonte futbollin kur ishte duke biseduar me Ian Wright, Jamie Carragher dhe Roy Keane.  

Neville u pyet se çfarë do të bënte për ta bërë futbollin 100 për qind më të mirë. 

Përgjigja e ish-mbrojtësit të Manchester United u bë objekt debati në rrjetet sociale dhe shumë ishin dakord me të. Neville propozoi që në futboll çdo ndeshje e barabartë të vendoset me penallti.

Ashtu si hokej, një ekip që fiton në penallti do të merrte dy pikë, dhe një ekip që humbet një pikë. 

“Në fund të ndeshjeve të barabarta kampionale, unë do të prezantoj penallti për një pikë shtesë. Kështu që, kush fituon merr dy pikë, nëse fitoni me penallti. Bëhet emocionuese për tifozin që vjen në stadium”.  

“Nëse do të shkoni në një ndeshje, është ndeshja juaj e vetme e sezonit, dhe mbyllet 0:0, pra le të ketë një fitues, të paktën fëmijët i duan penalltitë, vajzat e mia do të donin të shihnin penallti në fund”, deklaroi Neviile. 

Roy Keane nuk u pajtua me këtë propozim dhe tha se kjo ide ishte “amerikanizuar”. 

Interesant është fakti se gjithçka nuk është aq e pakuptimtë në këtë histori dhe kjo vërtetohet nga fakti se në ndeshjet e ligave të ulëta angleze dhe në Trofeun EFL, ndeshjet përfundojnë në këtë mënyrë.

Kategoritë
LajmeSport