Takimi me dyer të mbyllura vjen një ditë pasi Izraeli emëroi ambasadorin e tij të parë në Ankara që nga viti 2018, derisa dy vendet po ndërmarrin hapa për të përmirësuar marrëdhëniet.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në New York me kryeministrin izraelit, Yair Lapid, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi u zhvillua në Qendrën Turkevi, respektivisht në Shtëpinë Turke pranë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Takimi me dyer të mbyllura vjen një ditë pasi Izraeli emëroi ambasadorin e tij të parë në Ankara që nga viti 2018, derisa dy vendet po ndërmarrin hapa për të përmirësuar marrëdhëniet.
Türkiye dhe Izraeli kanë ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë një vendim në muajin gusht për të rivendosur marrëdhënie të plotë diplomatike dhe për të ri-emëruar ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas ndërprerjes 4-vjeçare.
Më herët në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti Erdoğan tha se Ankaraja mbetet e “vendosur të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet me Izraelin për hir të së ardhmes, paqes dhe stabilitetit”.