New York, protestë kundër vrasjes së gazetares së Al-Jazeera-s, Abu Akleh

Një grup personash që u mblodhën në rajonin Manhattan të New Yorkut, reaguan ndaj vrasjes së Abu Akleh gjatë detyrës së saj dhe ndaj disa institucioneve të shtypit në SHBA

Në New York të SHBA-së është protestuar kundër vrasjes së gazetares palestineze të televizionit Al-Jazeera, Shireen Abu Akleh, e cila u vra nga ushtria izraelite gjatë detyrës së saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup personash që u mblodhën në rajonin Manhattan të New Yorkut, reaguan ndaj vrasjes së Abu Akleh gjatë detyrës së saj dhe ndaj disa institucioneve të shtypit në SHBA.

Grupi i mbledhur përpara ndërtesës së New York Times (NYT), theksoi se NYT, CNN dhe BCC në lajmet e tyre në lidhje me ngjarjen nuk kanë vepruar në përputhje me etikën e shtypit pasi nuk kanë përmendur se kush e ka vrarë gazetaren dhe se institucionet në fjalë janë pro-izraelite.

Protesta u mbështet edhe nga anëtarët e komunitetit hebre ortodoks që jetojnë përreth New Yorkut dhe i cili njihet për kundërshtinë e tyre ndaj Izraelit.

– Vrasja e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh

Shireen Abu Akleh, gazetarja 51-vjeçare me përvojë në terren për kanalin Al-Jazeera me qendër në Katar, u vra me zjarrin e hapur të ushtarëve izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në ngjarjen ku humbi jetën Abu Akleh, u plagos edhe gazetari Ali al-Samoudi, i cili ndodhej pranë saj.

Vrasja me plumb të vërtetë nga ushtarët izraelitë e gazetares Abu Akleh ndërkohë që ajo po kryente detyrën e saj dhe teksa kishte të veshur edhe jelekun antiplumb me mbishkrimin “press”, ka shkaktuar reagime.

Duke mos lejuar që arkivoli me trupin e Akleh të mbahej mbi supe, policia izraelite ndërhyri ndaj pjesëmarrësve në varrim duke përdorur shkopinj gome, plumba plastikë dhe bomba zëri.

Kategoritë
BotaLajme