New York Times has në reagime në Twitter pasi sulmin terrorist në Istanbul e ndërlidh me “turizmin”

“Është krejtësisht jashtë kufijve të moralit të fokusohesh te turizmi duke aluduar se i gjithë vendi nuk është i sigurt, sesa tek njerëzit e pafajshëm që humbën jetën dhe u plagosën”, shkroi Moschovidis në Twitter.

Gazeta “New York Times” hasi në reagim në rrjetin social Twitter, pasi lajmin lidhur me sulmin e djeshëm terrorist në Istanbul e transmetoi me theks ndaj “turizmit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta, rrugën “Istiklal”, ku humbën jetën 6 persona, e cilësoi si “zona ku çdo vit më shumë se dhjetëra milionë turistë që vizitojnë Türkiye-n nga e gjithë bota kalojnë kohën e tyre”.

Përdoruesit e rrjeteve sociale këtë lajm të gazetës e cilësuan si “mungesë ndjeshmërie” duke reaguar në theksin e “turizmit”.

“Është krejtësisht jashtë kufijve të moralit të fokusohesh te turizmi duke aluduar se i gjithë vendi nuk është i sigurt, sesa tek njerëzit e pafajshëm që humbën jetën dhe u plagosën”, shkroi Marcos Moschovidis në Twitter.

– Rikujtuan 11 shtatorin

Nga ana tjetër, shumë përdorues të rrjeteve sociale, iu referuan sulmeve të 11 shtatorit që ndodhën në vitin 2001 në New York.

“Imagjinoni, një gazetë në Türkiye kur u goditën Kullat Binjake të kishte shkruar rreth efekteve të sulmit terrorist në sektorin e turizmit të Amerikës. Jeni të pandershëm”, shkroi njëri nga përdoruesit.

Gazetarja Nazgul Kenzhetay, lajmin e NYT e cilësoi si “diskriminim”. Ajo theksoi se sulmi nuk është problem i turizmit por një krizë humanitare, duke tërhequr vëmendjen se para se të bëhesh gazetar duhet të bëhesh njeri.

“Prandaj kam frikë ta vizitoj qytetin e New Yorkut”, tha një përdorues tjetër duke shtuar se mund të jetë një nga 3.000 viktimat e ardhshme pikërisht në mes të qendrës së qytetit.

Një përdorues tjetër potencoi: “Pse flisni vetëm për këtë gjë (turizmin) sikur e vetmja tragjedi të ishte turizmi? Familjet e pikëlluara humbën të dashurit e tyre që ishin duke ecur në këto zona. A nuk do t’u shprehni ngushëllime familjeve që i humbën të dashurit e tyre dhe vendit të pikëlluar”.

NYT në një lajm tjetër më vonë i përdori këto shprehje: “Të paktën 6 persona humbën jetën në sulmin me bombë që goditi rrugën e ngarkuar të këmbësorëve në qendër të Istanbulit. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Türkiye në më shumë se 5 vjet”.

Në sulmin e djeshëm terrorist në rrugën “Istiklal” të rrethit Beyoğlu në Istanbul humbën jetën 6 persona ndërsa mbi 80 të tjerë u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme