“New York Times”-i e vlerëson paraqitjen e Kosovës në Lojërat Olimpike

Një ndër gazetat më të mëdha botërore ka vlersuar paraqitjen e Kosovës në LO “Parisi 2024”.

Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes sonë të argjendtë, Distria Krasniqi.

“Dy medalje nga nëntë atletë kanë bërë një lojë efikase në Paris për Kosovën, një vend i vogël pa dalje në det në Evropën Juglindore. Të dyja medaljet erdhën në xhudo për femra (argjendi në 52 kilogramë dhe bronzi në 63 kg)”, ka shkruar “NewYork Times”-i.

Kosova momentalisht është në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.

Ekipi ynë me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje. Dy vendet e tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.

Kategoritë
Sport