Gjyqtari Naxhmi Rexhepi është zgjedhur Kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aty tregohet se mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës Kushtetuese do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar (9) të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës.
Gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur Zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese, tregon kumtesa.