Lojtarët e Brazilit përfunduan papritur herët paraqitjen e tyre në Kupën e Amerikës, pasi u eliminuan nga Uruguai në çerekfinale natën e së shtunës ndaj të dielës.
Me një lojtar më pak, Uruguai arriti ta çojë ndeshjen në kohë shtesë (0:0), e më pas në penallti, ku ia doli më mirë dhe mundi 4:2 të njohurin Selecao.
Një ditë pas eliminimit të brazilianëve nga kampionati i Amerikës së Jugut, u shfaq një video e Neymarit, i cili ndodhej në një klub nate teksa bashkëlojtarët e tij po luanin ndeshjen e lartpërmendur.
Neymar was seen in tears at a nightclub after Brazil was eliminated from the Copa America against Uruguay last night 😔🇧🇷 pic.twitter.com/ckAuF2HZ9Z
— CentreGoals. (@centregoals) July 7, 2024
Sigurisht që Neymar nuk është në skuadrën e Brazilit për shkak të një dëmtimi që e mban jashtë fushës për muaj të tërë dhe në videon e lartpërmendur mund ta shihni duke qarë.
Neymar e ka ndjekur ndeshjen në celularin e tij dhe mund ta shihni reagimin e tij pasi panë se Brazili u eliminua nga Uruguai.
Miqtë që ishin rreth tij e ngushëlluan dhe Neymar nuk mund ta fshihte trishtimin.
Pritet që Neymar së shpejti t’i bashkohet skuadrës së Al-Hilal në përgatitje për sezonin e ardhshëm, për të cilin duhet të jetë gati pas dëmtimit të gjurit në tetor.