Neymar i rremë krijoi një furi të plotë në tribuna, mashtroi tifozët dhe mediat

Me fitoren minimale 1:0 ndaj Zvicrës, futbollistët brazilianë siguruan paraqitjen në 1/8 e Botërorit dhe veç ngjarjeve në fushë, tërhoqi vëmendjen edhe skena e pabesueshme nga tribuna.

Përkatësisht, një imitues jashtëzakonisht bindës i Neymar-it është parë në Kupën e Botës në Katar, këtë herë në ndeshjen e Brazilit.

Fans të shumtë bërtisnin me entuziazëm dhe kërkuan foto, madje ai dukej se ishte i ndjekur nga siguria personale mes njerëzve që ishin me të.

Fansat nxorrën me shpejtësi telefonat për të bërë foto, duke menduar se ishin përballë një ylli të madh dhe Neymar i rremë po i realizonte dëshirat e tyre.
Madje, agjencitë e fotografive ishin të bindura se e kishin “kapur” sulmuesin e PSG-së në tribuna teksa dërgonin foto kopjuese, duke e përshkruar atë si “futbollisti brazilian Neymar”.

Neymar i vërtetë nuk ishte në fushë pas dëmtimit të kyçit të këmbës në hapjen e kampionatit kundër Serbisë dhe paraqitja e tij e mëtejshme në Kupën e Botës është mjaft e pasigurt.
Në një ndeshje jo të mbushur me raste, Casemiro shënoi golin e fitores për Brazilin në minutën e 83-të.

Ndeshjet e fundit të këtij grupi do të luhen të premten në orën 20:00 dhe do të takohen Serbia – Zvicër dhe Kameruni – Brazili.

Kategoritë
Sport