Neymar kthehet në fushë me fanellën e klubit brazilian Santos

Lojtari 33-vjeçar brazilian Neymar, pas më shumë se një viti që përjetoi dëmtime, është rikthyer në fushë me fanellën e Santos-it në të cilën ka nisur karrierën futbollistike në vendin e tij.

Lojtari 33-vjeçar brazilian Neymar, i cilësuar si një ndër emrat më të talentuar të botës së futbollit, pas më shumë se një viti që përjetoi dëmtime, është rikthyer në fushë me fanellën e Santos-it në të cilën ka nisur karrierën futbollistike në vendin e tij.

Lojtari 33-vjeçar, i cili u largua nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal dhe u rikthye pas 12 vitesh në Santos ku filloi karrierën e tij futbollistike, luajti në pjesën e dytë të ndeshjes në shtëpi kundër Botafogos.

Santos përfundoi pjesën e parë të ndeshjes 1-0 në avantazh me golin e penalltisë së Tiquinho Soares në minutën e 38-të. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 pasi nuk mundi të pengojë golin e Alexandre Jesus në minutën e 67-të.

Pasi luajti për Barcelonën e Spanjës dhe Paris Saint-Germain të Francës, Neymar u transferua në ekipin e Arabisë Saudite, Al Hilal në gusht 2023.

Neymar, i cili nënshkroi për Al Hilal për një tarifë transferimi dhe pagë astronomike, nuk mundi të luante për një vit për shkak të dëmtimit të ligamentit dhe meniskut që pësoi në ekipin kombëtar në tetor 2023. Në karrierën e tij që kaloi me zhgënjime në Al Hilal, futbollisti brazilian luajti në 7 ndeshje, shënoi 1 gol dhe bëri 3 asiste.

Kategoritë
Sport