Neymar me paterica në Doha, braziliani përfundon operacionin dhe fillon rikuperimin

Neymar udhëtoi për në Doha dhe iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë.

Braziliani i cili u dëmtua një muaj më parë në një ndeshje të kampionatit francez, nuk mundi t’i shmangej operacionit dhe shkoi në Doha për t’u shtruar në një spital të sponsorizuar nga PSG.

Neymar do të humbasë të gjithë sezonin dhe askush nuk e di nëse ai do të luajë përsëri për PSG në të ardhmen. Braziliani shihet duke hyrë në spital me paterica dhe me një kapuç në kokë. Operacioni përfundoi me sukses dhe tashmë fillon periudha e rikuperimit.

Kategoritë
Sport