Neymar nuk do të largohet nga PSG-ja, trajneri i ri pritet që t’ia ndryshojë rolin në fushë

Neymar nuk po mendon që të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Më parë, ka pasur raportime të përsëritura për dëshirën e klubit të Parisit për të shitur brazilianin – por kjo nuk pritet që të ndodhë në afatin kalimtar të kësaj vere

Sipas “Universo Online”, Neymar është i qetë për thashethemet e tilla. Ai mbërriti në PSG një javë përpara afatit dhe po merr pjesë në stërvitje pa ndonjë problem.

30-vjeçari thuhet se ka pasur një sërë bisedash me trajnerin e ri, Christophe Galtier.

Ata folën për taktikat, pozicionimin në fushë dhe ndryshimin e roleve. Këto biseda dhe një rol potencialisht i ri në skuadër, thuhet se e kanë motivuar edhe më shumë lojtarin.

Mediumi brazilian gjithashtu shkroi se Neymar mund të ketë role të reja në sezonin e ri, ku thuhet se ai do të mund të përdoret edhe si mesfushor dhe si “nëntë fals”.

Kategoritë
LajmeSport